Përfundon protesta para Bashkisë së Tiranës/ Qytetarët të vendosur për largimin e Veliajt

E Enjte, 08 August 2024 12:50
 

Protesta e sotme para Bashkisë së Tiranës, ku qindra qytetarë kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, ka zgjatur rreth 1 orë. 

Protesta ishte e qetë, ndërkohë që gjithë godina e bashkisë ishte e rrethuar nga forca të policisë. 

Qytetarët u shprehën të vendosur se nuk do të dorëzohen derisa të largohet Veliaj nga bashkia dhe të përballet me SPAK-un për aferat korruptive që kanë ndodhur në këtë institucion. 

Gjatë protestës, qytetarët hodhën edhe vezë në drejtim të bashkisë në shenjë revolte. 

"Veliaj hajdut", "Veliaj kriminel", "Do të shporrim nga bashkia", ishin këto disa nga thirrjet e qytetarëve. 

Të pranishëm në protestë ishin edhe përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, përfaqësues nga opozita, si Tedi Blushi, Dorian Teliti, Klevis Balliu dhe Belind Këlliçi. 

 

Ata u shprehën të vendosur se do të ketë një përshkallëzim të aksionit, deri në largimin e Veliaj nga Bashkia Tiranë. 

Protesta e radhës pritet të zhvillohet të premten e ardhshme, më 16 gusht./

Login to post comments