Kryetari i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij gjatë tubimit të sotëm, u ndal dhe te dështimi i turizmit, ku shtoi se goditjen më të rëndë ia dhanë ‘paratë e pista të drogës’.
“Goditje të rëndë turizmit miqtë e mi i dha droga. I dhanë narkosit e Edi Ramës, resortet e narkosve. Miq, ata nuk duan klientë se ata i kanë paratë në kontejnerë dhe nuk dinë nga t’i çojnë. Ndaj dhe ata shesin shezlonget 200 euro” , sqaroi Berisha.
Goditje të rëndë turizmit miqtë e mi i dha droga.
I dhanë narkosit e Edi Ramës, resortet e narkosve.
Miq, ata nuk duan klientë se ata i kanë paratë në kontejnerë dhe nuk dinë nga t’i çojnë.
Ndaj dhe ata shesin shezlonget 200 euro.
Shesin çadrën 100 euro.
Ndaj dhe ata shesin supën 30 euro se si e si të shkatërrojnë tregun.
Dhe pastaj bëjnë fatura false.
Pra, edhe ky faktor.
Po iu them ju, dhe iu them shqiptarëve se ky është një dëm shumë i madh sepse ajo që u zhbë këtë vit, do të dojë shumë vite për t’u bërë.
Sigurisht ju do të dëgjoni të pafytyrë që dalin në TV dhe thonë se në këtë Sarandë patëm 15 përqind, se na erdhën individualisht dhe jo me agjenci.
Po këta janë kategori llumi, nuk duhet të merresh me ta, sepse ata marrin rrogën për të bërë papagallin e Edi Ramës.
Pa shkoni dhe pyeteni pak se si ishin boshatisur edhe këtë 15-ditësh nën kapacitete.
Pra duhet shumë kohë për të marrë veten.
Por ndikim negativ ka edhe kjo propagandë e neveritshme, e turpshme, mashtruese.
A e keni parë ju o miq se si Edi Rama çdo ditë u shet shqiptarëve shifra që nuk ekzistojnë kurrë dhe paturpësisht mediat e qeverisë i përsëritin ato.
Po kjo është të tallesh me jetën, me investimin e qindra mijëra shqiptarëve, kjo është t’i falimentosh ata.
Një mik më thoshte, të thotë ç’të dojë ai, po unë 70 përqind të kapaciteteve vazhdoj t’i kem bosh.
Kurse Edi Rama shpërndan shifrat e udhëtarëve të Rinasit.
Është njëlloj sikundër Turqia, vend në të cilin në dy aeroporte të Stambollit të kalojnë 200 milionë udhëtarë në vit, të thotë se kam marrë këtë vit 200 milionë turistë.
Por aty Edi Ramë nuk ka, janë më realistë, pavarësisht disa ngjashmërive.