Berisha-Veliajt: Sa më shumë ta zgjasësh agoninë, aq më tepër do vuash! Protestuesit s’njohin kthim mbrapa

E Enjte, 08 August 2024 21:48
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje kryebashkiakut të korruptuar të Tiranës, Erion Veliaj që të dorëzohet para drejtësisë, pasi sa më shumë ta zgjasë agoninë, aq më tepër do vuajë.

‘Sa më shumë ta zgjasësh agoninë tënde, aq më tepër do vuash se këta protestues nuk njohin kthim mbrapa’, u shpreh Berisha në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’. 

Berisha: Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionare dhe misionarë të një kauze të pamposhtur, të një kauze të drejtë të mbarë shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt për ju, për oratorët e kësaj platforme të fjalës së lirë.

Por një përshëndetje qëndrestarëve që rrethuan sot bashkinë e Tiranës, të pamposhtur në revoltën e tyre kundër njërës prej figurave më të shpërfytyruara, më të shëmtuara të të gjithë historisë 400-vjeçare të këtij qyteti.

Erion Veliaj është hajduti më i madh që është ulur ndonjëherë në zyrën e kryetarit të bashkisë.

Ai vendin e ka në shtyllën e turpit të këtij qyteti dhe mbarë Shqipërisë.

Erion, sa më shumë ta zgjasësh agoninë tënde, aq më tepër do vuash se këta protestues nuk njohin kthim mbrapa.

Ndaj dhe mos ik si mi, po shporru nga bashkia hajdut!

Hajdut pa moral, pa mëshirë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Politikë

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Nga Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur! Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë...

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...