Nga Genc Pollo:
Tradita e përfaqësimit sportiv kombëtar është që sportistët medalistë emocionohen e shpesh lotojnë teksa shohin nga podiumi sesi për nder të suksesit të tyre ngrihet flamuri kombëtar e luhet himni shtetëror.
Ata identifikohen me këto simbole e shprehin mirënjohje.
Druaj se ky nuk është rasti me ruso-çeçenët “tanë” në Paris. Ata janë vërtet sportistë të talentuar e meritojnë duartrokitje por Himni i Flamurit është i panjohur për ta dhe flamuri shqiptar e shohin si një pëlhurë dyngjyrëshe.
Simbolet e dashura për ta janë ato të Çeçenisë e të Rusisë. Me plot të drejtë. Nuk është aspak faji i tyre. Ata kanë pranuar një ofertë financiare siç mund t’a pranonin nga çdo shtet tjetër. Gjë që mund t’a bëjnë nesër. Por a ka të drejtë qeveria të thotë se fitoi Shqipëria?
A mos do të ishte më e ndershme të ishim pa medalje sesa me medalje të blera e të pamerituar?