Portali gjobaxhi i rilindjes së Edi Ramës, ‘prapaskena.com’ është sekuestruar nga përmbarimi.
Mesa duket gjobat nuk janë ‘vjelë’ në kohë nga mercenari politik i rilindjes dhe i Karlo Bolinos, Adriatik Doçi, duke e lënë këtë të fundit ‘thatë’ dhe pa të ardhura për të mbuluar detyrimet financiare të portalit ‘prapaskena.com’.
Sipas një dokumenti të ardhur në redaksinë e SYRI-t, mësohet se portali i gjobave i përdorur nga mercenari politik i rilindjes, ‘prapaskena.com’ është sekuestruar nga përmbarimi, pasi nuk ka shlyer këstet e kredive.
Kujtojmë se mercenari Adriatik Doçi u denoncua publikisht më herët, pasi ai personalisht në një audiopërgjim i tregonte një gazetareje se si vendoseshin gjobat nga ana e tij ndaj biznesmenëve të ndryshëm, por edhe politikanëve të lidhur me qeverinë e Edi Ramës, si dhe shumat që ai kërkonte për çështje të ndryshme.
Në një tjetër audiopërgjim dilte Adriatik Doçi, i cili tregonte se si i përulen drejtorë, deputetë, ministra, madje dhe vetë kryeministri nga informacionet që ai disponon.
Pas dy audiopërgjimeve të publikuara, ka ardhur dhe i treti, ku gazetari gjobaxhi i Bolinos, Adriatik Doçi ka raportuar se ai ka marrëveshje me bizneset në formë reklamash dhe ato variojnë nga 2 mijë euro në muaj, deri në 10 apo 20 mijë euro, pasi varet nga personi.
Gjithashtu Doçi tregon se ka dhe raste kur i kanë ofruar edhe shtëpi me çmimin e referencës për gjobat, ku sipas tij një shtëpi që kushton 100 mijë euro, ai e merr me 50 mijë.