Gazetari: Nuk festojmë dot asgjë se e ka politizuar gjithçka Erion Veliaj

Tuesday, 13 August 2024 11:06
 
 

Nga Isa Myzyraj

Kur një shqiptar fiton në Lojërat Botërore, nuk festojmë dot se del Erion Veliaj sapo ai ngre medaljen dhe bën politikë. 

Kur mbahet Maratona e Tiranës, nuk vrapojmë dot sepse startin e nis Erion Veliaj dhe e bën tërësisht politike.

Kur mban koncert një këngëtar i dashur për ne, nuk shkojmë dot për të gezuar se del Eron Veliaj dhe e hap koncertin me fjalim.

Kur është nata e Vitit të Ri, nuk shkojmë dot në shesh se del përsëri Veliaj dhe bën countdoën-nin.

Kur mbahet Panairi i Bujqësisë në Tiranë, as aty nuk shkojmë dot sepse del Erion Veliaj tendë më tendë.

Kur mbahet Panairi i Librit në Tiranë, përsëri protagonist është Erion Veliaj me shkrimtarët më të mirë që kemi.

Sapo nis Kampionati Europian, nuk shkojmë dot në shesh se e ke Erion Veliajn tek dera duke të pritur tek TiranaFan.

Nuk shkojmë dot as në kisha sepse del Erion Veliaj dhe mban fjalime.

Po shkove në një xhami që hapet e re, para teje ka vajtur 100 herë Erion Veliaj.

Nuk shkojmë dot as në një qendër kulturore në Tiranë sepse e ka baltosur me politikë Erion Veliaj.

Nuk duam dot një këngëtar sepse ata që janë më popullorët, i merr Erion Veliaj dhe bën propagande me ta dhe ta shpifin.

Kur vjen një artist me famë botërore, Erion Veliaj i shkon në aeroport dhe e quan "vëlla" ose "motër".

Nuk pëlqejmë dot një artist të hajrit sepse i përdor Erion Veliaj në mënyrën më të keqe.

Nuk dalim dot as në qytet sepse të nxjerr Veliaj në video si turist.

Kur flamuri jonë kombëtar ngrihet lart në botë, ata thonë "e bëmë ne. Është meritë e jona"

Kanë politizuar gjithçka dhe s'po na lënë asgjë.

Nuk gëzojmë dot për asgjë sepse kane politizuar gjithçka.

Merrini të gjitha!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...