Pasi zbrazi Shqipërinë nga shqiptarët, Rama fton të huajt: Garoni për ne, do merrni shtëpi 2 +1

E mërkurë, 04 September 2024 12:29
 
 

U mbajt ditën e sotme ceremonia e mirënjohjes për medalistët e Lojërave Olimpike.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryeministri Rama, i cili tha se ndihet shumë krenar që mundësit Chermen Valiev dhe Islam Dudaev përfaqësojnë Shqipërinë.  

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Shqipëria mirëpret dhe sportistë të tjerë nga të gjitha vendet e botës.

“Na vjen shumë mirë që ju ndiheni mirë me fanellën e Shqipërisë edhe duam që jo vetëm të jeni frymëzim, por edhe të angazhoheni dhe më pas që sa më shumë të tjerë më të rinj të përfitojnë nga edhe nga eksperienca juaj, t’i stërvitni ata. Keni kohë dhe për këtë. Patjetër, mirëpresim dhe të tjerë nga të gjitha vendet e botës, nuk i kërkojmë të ndryshojmë emrin, as të ndryshojë ngjyrën e lëkurës, as të ndryshojë asgjë tjetër, na vjen shumë mirë kur mësojnë gjuhën siç e keni mësuar dhe ju. Nuk do të jetë e lehtë, por edhe gjuha që dini ju nuk është dhe aq e lehtë dhe besoj se aty e keni njëlloj stërvitje për ta mësuar shqipen më shpejt nga se mund ta mësojnë italianët për shembull,” tha Rama.

Gjatë ceremonisë u bë me dije se dy sportistët e huaj që kanë fituar medalje për Shqipërinë kanë përfituar edhe nga një banesë 2+1 në Tiranë.

Po ashtu qeveria u ka vendosur atyre një shpërblim prej 5 milionë lekësh të rinj për secilin.

Login to post comments