Një ditë para akuzës ndaj Berishës, Don Agaçi bashkë me Arben Krajën

E Enjte, 12 September 2024 12:55
 

Një ditë më parë, kreu i opozitës, Sali Berisha tha se akuza e ngritur ndaj tij është një piramidë mashtrimi, që ka dalë nga zyrat e Edi Ramës.

Kjo foto provon deklaratën e kryetarit demokrat.

Një ditë para se SPAK të ngrinte akuzën politike ndaj kreut të opozitës, Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi u fotografua me prokurorin e SPAK, Arben Kraja. 

Ata ishin së bashku në stadium për të ndjekur ndeshjen e kombëtares.

Agaçi duhej të ishte sot në pranga për mega-aferën e inceneratorëve, si një nga krerët kryesorë të këtij skandali.

Megjithatë, Don Agaçi shfaqet në krah të Krajës, duke i dhënë atij gati akuzën për kreun e opozitës.

Kraja, një ish-hetues i Sigurimit të Shtetit, është akuzuar vazhdimisht për lidhje me qeveritarët e lartë të PS.

Ai ka rrënuar përfundimisht dosjen e inceneratorëve për të shpëtuar nga arrestimi Edi Ramën, Engjëll Agaçin dhe Erion Veliajn.

Login to post comments