‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Hënë, 16 September 2024 13:51
 

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë shteti.

Në mbledhjen e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Vokshi u shpreh se mbi Gjykatën Kushtetuese është vënë Grupi parlamentar i PS, ndërsa atë që ndodhi të enjten e quajti puç parlamentar.

“Sot duhet të kishim dy komisionet për të dëgjuar studentët dhe ministrat. E fundit që kam, pse na i sillni vendimet e GJK. Me vendim politik mbrojtën deputeten strategjike e rrëzuan vendimet e GJK. Pse na i sillni vendimet e GJK kur ka një shkallë mbi të, që është Rama dhe grupi parlamentar i mazhorancës? Po talleni me në tani? Mos e sillni fare, është më e ndershme, miratojeni në grup parlamentar, mos e sillni kot në komisione sepse na e harxhoni kohën kot. 

Mos e sillni as në Parlament, vendosini firmat te Protokolli sepse jeni mësuar ta bëni kështu dhe kalojeni.
Puç parlamentar. Ka rënë shteti. Keni vënë grupin e PS mbi GJK. Ka rënë shteti, nëse nuk reagoni ndaj puçit të së enjtes, çdo gjë tjetër, çdo nen që diskutojmë është e kotë”

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...