Opozita ka zbritur në shesh, deklaroi kreu i PD-së, Sali Berisha i pyetur nga gazetarët nëse do të ketë përshkallëzim të reagimit të saj.
‘Të gjitha këto janë akte të një regjimi kriminal, i lidhur kokë e këmbë me krimin dhe drogën, me të cilin kërkon të shuajë zërat e opozitës.
Ju garantoj se opozita ka zbritur në shesh dhe gjer në përmbushjen e misionit të saj, e vendosur për çdo sakrificë, e vendosur për qëndresën më të fuqishme, ajo nuk tërhiqet’, tha Berisha.