Berisha: Burgosja e Salianjit është aktakuzë ndaj të gjithë atyre që mbrojnë narkogjimin e Edi Ramës

Tuesday, 01 October 2024 13:56
 

I pyetur nga gazetarët në lidhje me reagimet e ambasadave të BE-së dhe SHBA-së në Tiranë, për situatën në parlament, kryetari i PD-së, Sali Berisha duke shprehur mendimin e tij tha se, ‘burgosja e Salianjit është aktakuzë ndaj të gjithë atyre që mbrojnë narkogjimin e Edi Ramës’.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Unë shpreh qëndrimin tim. 

Në këtë rast theksoj se ditët dhe vitet në burg të Ervin Salianjit janë një aktakuzë ndaj të gjithë atyre që mbrojnë narkogjimin e Edi Ramës.

Se për çdo njeri të lirë, vitet rinore në burg të një deputeti, pas ekzekutimit të tij, janë gjëja më e rëndë që mund të ndodhë në një vend.

Por në këtë rast, përgjigjia ime është kjo: Ervin Salianji pati kurajën qytetare, pati përgjegjësinë politike të denoncojë me dokumente, me regjistrime të gazetarëve investigativë se vëllai i Fatmir Xhafës, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge si një rrezik për rendin dhe sigurinë e republikës italiane, jo vetëm që nuk ekstradohej, jo vetëm që fshihej në Vlorë, por trafikonte tonelata drogë nën mburojën e vëllait të tij ministër.

Unë besoj se denoncimi i Ervin Salianjit nuk ishte vetëm në interesin e shqiptarëve, por ishte edhe në interesin e qytetarëve të vendit fqinj, Italisë.

E vërteta është se pas këtij denoncimi të Ervin Salianjit, Geron Xhafa u paketua dhe u ekstradua në orën 6 të mëngjesit të asaj dite në burgjet e Italisë.

Pra, Ervin Salianji bëri një detyrë jo vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj partnerëve dhe miqve tanë përtej detit.

Ervin Salianji bëri një detyrë edhe ndaj partnerëve tanë përtej oqeanit, atyre që besojnë se shteti ligjor është jetik për një demokraci.

Atyre që besojnë luftë kundër krimit të organizuar dhe drogës është vendimtare për ligjin, rendin dhe zhvillimin.

Natyrisht nuk bëhet fjalë për ata që ndërmorën grushtin e shtetit kundër opozitës shqiptare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...