Opozita betejë në disa fronte, një pjesë në mosbindje civile, Bardhi me europarlamentarët: Po provokohemi

Tuesday, 29 October 2024 21:29
 
 
Një pjesë e demokratëve kanë dalë sot në terren për të marrë pjesë në protestën e mosbindjes civile, ndërsa një pjesë tjetër ndodhet në takimin e 18 të Asociim Stabilizimit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Në këtë takim me përfaqësuesit e Asociim Stabilizimit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE ndodhen deputetë socialistë dhe demokratë. Gjatë kësaj mbledhje, u tha se deputetët e PD kishin shkuar atje që të flasin për protestën, që po ndodh aktualisht në rrugët kryesore të vendit, por kjo është mohuar nga ana e demokratëve.

Gjatë fjalës së tij, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha se për të është shqetësues fakti që deputetët opozitarë janë duke u provokuar dhe se po diktohen se çfarë të thonë e çfarë jo në këtë takim. Bardhi tha se opozita do vazhdojë të thojë të vërtetat e saj, pavarësisht se ajo nuk i pëlqen disave.

“Ne kemi disa tema të përcaktuara në axhendë dhe nuk më rezulton se asnjë nga kolegët e mi të ketë dalë jashtë teme. Padyshim që do themi të vërteta. Është absolutisht shqetësues për mua që deputetët e opozitës të provokohen, nëse donim të flisnim me protestuesit do flisnim me protestuesit në shesh, ndryshe nuk do të kishim ardhur këtu. Ne do themi ato të vërteta që ne duam të themi, por të na diktohet se  çfarë do themi se si do flasim, se si do ti dokumentojmë.

Sepse këtu ka miq të ministrit dhe deputetit që ka këtë dosje. Unë do ta them të vërtetën time sepse për këtë kemi ardhur këtu.  Nëse doni panoramë ndryshe mos e bëni pjesë opozitën në këtë format, nëse doni një ngjyrësh atëherë e keni parlamentin. Ne kemin shfaqur respekt gjatë gjithë ditës për kolegët  tanë të parlamentit europian. Detyra na dikton të jemi në këtë format. Por t'u diktohet deputetëve të opozitës së çfarë do thonë në këtë tryezë s’ia lejojmë Edi Ramës e askujt.”, tha Bardhi.

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...