'Një hap historik '/ Berisha përshëndet zgjedhjen historike të Kemi Badenoch si kryetare e Partisë Konservatore të Britanisë

Diel, 03 November 2024 17:01
 

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar publikisht për zgjedhjen e Kemi Badenoch si udhëheqëse e re e Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha e cilëson këtë një moment historik, duke theksuar se për herë të parë kjo parti zgjedh një kryetare me origjinë afrikane.

Ai i ka uruar suksese zonjës Badenoch në udhëheqjen e saj dhe ka shprehur dëshirën për të forcuar lidhjet tradicionale mes dy partive. 

POSTIMI I BERISHËS:

Kemi Badenoch, lider e Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe.
Të dashur miq, dje partia Konservatore e Mbretrisë së Bashkuar zgjodhi lider të saj të ri deputeten e kësaj partie, ish-ministren, Zonjën Kemi Badenoch. Kjo është një zgjedhje historike sepse për herë të parë në histori kjo parti zgjedh kryetare të saj një grua me origjinë afrikane, por lindur në Londer. Me këtë rast në emër të Partisë Demokratike i uroj kryetares së zgjedhur të Partisë Konservatore, të nderuarës Kemi Badenoch urimet më të mira dhe suksese në udhëheqjen drejt pushtetit të kësaj partie si dhe shpreh dëshirën e vazhdimit të bashkëpunimit tradicional midis dy forcave tona politike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...