Berisha: Paratë për programin ekonomik të emergjencës do ua marrim hajdutëve! Kudo bien boritë e urisë dhe varfërisë

E mërkurë, 13 November 2024 17:10
 

Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar para drejtuesve të qarqeve programin ekonomik të emergjencës.

Në fjalën e tij, Berisha theksoi se paratë për këtë program, do të merren nga hajdutët e qeverisë.  

Berisha theksoi se, në të katër anët e vendit bien buritë e urisë dhe varfërisë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Qytetarët në një aspekt kanë të drejtë të jenë skeptikë, sepse kanë 11 vite që pensionet e tyre jo vetëm nuk rriten, por ulen.

Sepse kanë 11 vite që shohin pesëfishimin e rrogave të larta dhe pothuaj në vendnumëro me rrogat e ulëta.

Pra, natyrshëm çdo qytetar pret nga ju shpjegimet, ku do i merrni paratë? Pse premtoni rritje të tilla?

Së pari, duhet t’u rikujtojmë qytetarëve se për ne, në programin tonë, në qëndrimin tonë, ka qenë dhe mbetet i pari qytetari.

Në këtë moto, ne ia dolëm me buxhet dy herë më të vogël se ky sot të dyfishojmë rroga dhe pensione.

Por, kjo është një e shkuar.

Sot, në të katër anët bien boritë e urisë dhe varfërisë.

Dhe kjo e bën më emergjente se çdo tjetër.

Sikur do t’u sqaroni qytetarëve se nuk do të lindë nevoja kurrë për të ndërprerë asnjë punim, asnjë projekt, përkundrazi.

Po, natyrisht nuk mund të ndërtojmë rrugë ne me çmime 10 herë më të shtrenjta se Kroacia, sepse kjo do të thotë të vjedhësh 90 përqind të fondeve.

Nuk mund të ndërtojmë kurrë ne rrugë dhe të ndajmë 13 kilometra në 14 kontrata siç bën sot Edi Rama dhe Belinda Balluku për të vjedhur me 14 kontrata.

Informoni qytetarët se buxheti 2013-2023 ishte në total 57 miliardë euro, nga të cilat vetëm 7 miliardë u përdorën për pagesa, rroga.

Prandaj asnjë qytetar, asnjë pensionist, asnjë i papunë, asnjë familje në ndihmë ekonomike nuk duhet të ketë preokupimin më të vogël se ku do gjenden paratë.

Paratë do u merren hajdutëve.

Login to post comments