Kushtetuesja: Nuk kemi shqyrtuar ‘arrestin shtëpiak’ të kreut të opozitës

Premte, 22 November 2024 18:17
 

Pas vendimit skandaloz të ditës së djeshme, ndaj ankimimit të bërë nga kryetarit i PD-së, Sali Berisha për masën antikushtetuese të dhënë nga Gjykata e Posaçme, Gjykata Kushtetuese ka reaguar sërish.

Me anë të një njoftimi për mediat, Kushtetuesja sqaron se, kjo gjykatë një ditë më parë ka shqyrtuar vetëm masën e parë të sigurisë, atë të ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘ndalim i daljes jashtë vendit’. 

Kushtetuesja thekson se, në lidhje me masën e dytë ka një tjetër ankimim që do shqyrtohet sipas procedurave.

Reagimi i Gjykatës Kushtetuese:

Të nderuar kolegë,

Duke marrë shkas nga lajmet dhe opinionet në media dhe portale, në lidhje me vendimmarrjen e djeshme të Gjykatës Kushtetuese, sqarojmë se vendimi i referohet masave të sigurisë ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘ndalim i daljes jashtë vendit’, dhe jo shqyrtimit të masës ‘arrest në shtëpi’.

Sikurse u deklarua dhe në Konferencën për shtyp të Kryetares Zaçaj, ju sqaroj se për sa i takon vlerësimit të masës së sigurisë ‘arrest në shtëpi’, kërkesa në lidhje me këtë masë është regjistruar në Gjykatë, në datën 18.11.2024, dhe do të jetë objekti një shqyrtimi tjetër gjyqësor sipas afateve dhe rregullave të parashikuara në ligj.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...