Vrasja e Martinit/ Prindërit kërkojnë dorëheqjen e Manastirliut: Të hënën, protestë në orën 17:00

Saturday, 23 November 2024 17:45
 

Paraditen e sotme, prindër të shumtë u mblodhën pranë shkollës “Fan Noli” në shenjë proteste, vetëm gjashtë ditë pas ngjarjes tragjike ku 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën, i goditur me thikë nga një bashkëmoshatar.

Gjatë tubimit, prindërit lexuan një sërë kërkesash të drejtuara qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse. 

Ndër kërkesat kryesore ishte dorëheqja e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu duke e konsideruar atë përgjegjëse për dështimin në garantimin e sigurisë në shkolla.

Ata paralajmëruan gjithashtu një protestë që do të zhvillohet ditën e hënë, në orën 17:00, për të kërkuar drejtësi për Martin Canin dhe për të shprehur shqetësimin mbi dhunën në institucionet arsimore.

Prindërit theksuan se ngjarja tragjike është pasojë e mungesës së masave efektive për sigurinë në shkolla dhe kërkuan veprime konkrete për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla. Protesta e tyre vjen si një apel për ndërgjegjësim dhe për një përgjigje të menjëhershme nga autoritetet.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...