Gjykata e Lartë regjistron kërkesën e Berishës për kundërshtimin e masës së sigurisë

Saturday, 23 November 2024 18:00
 

Gjykata e Lartë ka regjistruar një tjetër kërkesë të kreut të opozitës Sali Berisha e dhëndrrit të tij Jamarbër Malltezi lidhur me kundërshtimin e masave të sigurisë. Regjistrimi i rekursit është bërë të enjten e 21 nëntorit dhe gjyqtar relator do të jetë Sokol Binaj, por ndërkohë ende nuk ka një vendim për datën dhe orën e seancës.

Berisha kundërshton masën e arrestit në shtëpi caktuar nga Gjykata e Posaçme më 30 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa kërkesa në Gjykatën e Lartë ka të bëjë me vendimin e Apelit të Posaçëm të datës 18 qershor, që la të pandryshuar masën. 

Kërkesa për revokimin e masës është bërë e shoqëruar me kërkesën për informacionin dy mujorë të organit të Prokurorisë së Posaçme.

Ky rekurs, vjen në kohën kur Gjykata Kushtetuese, e konsideroi si antikushtetuese masën e ndalimit të daljes jashtë vendit për Berishën, por jo atë të detyrimit për tu paraqitur. Ndërkohë që Kushtetuesja sqaroi se lidhur me masën e arrestit të shtëpisë, do të shprehet në një moment të dytë.

Të hënën  e 25 nëntorit, GJKKO do të shqyrtojë në seancë paraprake kërkesën e SPAK për kalimin për gjykim ose jo të dosjes “Partizani”.

Image

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...