×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rama i bën gropën Arben Ahmetajt, ja çfarë vendimi i komunikoi para orësh

Premte, 20 Prill 2018 18:40

Në mbledhjen e sotme, qeveria ka vendosur shkurtimin e 92 punonjësve nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Reduktim të numrit të punonjësve kanë pësuar dhe të gjitha ministritë e tjera. Por, të gjithë të shkurtuarit janë zhvendosur drejt Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e cila shtohet me 182 persona për këtë vit.

V E N D I M E T   E   P L O T A :

  1. Numri i punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, për vitin 2018, shtohet me 182 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 335. 2. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Brendshme, për vitin 2018, reduktohet me 10 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 14 146. 3. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për vitin 2018, reduktohet me 7 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 1 997.
  2. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Drejtësisë, për vitin 2018, reduktohet me 7 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 5 681. 5. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për vitin 2018, reduktohet me 92 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 5 726. 6. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për vitin 2018, reduktohet me 4 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 970. 7. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes, për vitin 2018, reduktohet me 2 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 8 971.
  3. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për vitin 2018, reduktohet me 2 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 1 035. 9. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Kulturës, për vitin 2018, reduktohet me 7 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 1 003. 10. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për vitin 2018, reduktohet me 27 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 4 262. 11. Numri i punonjësve të Agjencisë së Prokurimit Publik, për vitin 2018, reduktohet me 4 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 25. 12. Numri i punonjësve të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, për vitin 2018, reduktohet me 2 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 43.
  4. Numri i punonjësve të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, për vitin 2018, reduktohet me 1 vetë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 34. 14. Numri i punonjësve të ADISA-s, për vitin 2018, reduktohet me 5 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 155. 15. Numri i punonjësve të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, për vitin 2018, reduktohet me 3 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 46. 16. Numri i punonjësve të Inspektoratit Qendror, për vitin 2018, reduktohet me 4 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 21. 17. Numri i punonjësve të Departamentit të Administratës Publike, për vitin 2018, reduktohet me 5 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 55. 18. Numri i përgjithshëm i punonjësve organikë, buxhetorë, nuk ndryshon. 19. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet e përmendura më sipër për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Modifikuar më Premte, 20 Prill 2018 18:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...