Mbledhja e Këshillit të PD, Kadilli: Gënjejnë ata që thonë se nuk u lejuan diskutimet!

Hënë, 23 Prill 2018 17:39

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Sekretari i Burimeve Njerëzore në PD, Fatbardh Kadilli ka folur për mbledhjen e Këshillit të PD për ndryshimet në statut. Kadilli tha janë bërë konsultime edhe me zërat kritikë, por një pjesë prej tyre nuk kanë pranuar të bëhen pjesë e diskutimeve.

“Mbledhja e Këshillit të PD ishte e nevojshme. Statusi erdhi si produkt i një konsultimi shumë të gjatë. Mbledhja e Këshillit të PD erdhi pas shumë debatesh. Burimet që ne kemi përdorur kanë dalë nga analiza qe ne kemi bërë. Dokumentet që ne morëm për bazë ishin platforma për ringritjen e partisë dhe statusi i partisë i nga dy anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edit Harxhi dhe Edvin Kulluri. Ne kemi bërë konsultime dhe takime edhe me kritikët, Ristani ka takuar edhe Patozin. Harxhi dhe Kulluri nuk pranuan të diskutojnë, ndërsa edhe Jozefina Topalli nuk ka pranuar të bëhet pjesë e diskutimeve”- tha Kadilli.

Duke i përgjigjur pyetjes se anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Edit Harxhi ka thënë se nuk i kanë lënë të flisnin dhe se nuk u morë për bazë propozimi për analizën për humbjen e zgjedhjeve, Kadilli tha se kjo nuk është e vërtetë, pasi të gjithë kanë pasur mundësi për diskutime dhe propozime.

“Ky grup thoshte të mos i lejojmë të diskutojnë për statutin, por të merremi me analizën për humbjen e zgjedhjeve. Ndërkohë që ne bënim analizë për zgjedhjeve, këta thoshin shkaqet dihen, ndërsa kur ne diskutojmë për statutin ata thonë pse nuk flasim për analizën e humbjes së zgjedhjeve. Kush thotë që nuk është lejuar të diskutojë është gënjeshtër. Statuti i ri i PD përcakton një vendim më të madh të anëtarësisë. Ata votojnë kryetarin e seksionit dhe grup seksionit. Gjithashtu statuti i ri përcakton një komisioni për vlerësim për kandidatët”- tha Kadalli.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...