Skandal me deputetin e Rilindjes, diplomohet në Gjenevë pa dalë asnjëherë jashtë Shqipërisë

Hënë, 23 Prill 2018 18:01

Deputeti i PS-së Sadri Abazi duket se nuk është vetëm i korruptuar por edhe i paaftë.

Kur ka kandiduar për t’u bërë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ai ka deklaruar se jo vetëm ka mbaruar shkollën e lartë, por se atë e ka kryer në Gjenevë.

Po ashtu, këtë gjë e ka pasqyruar edhe në formularin e dekreminalizimit, duke shtuar se di 3 gjuhë të huaja, por nuk ka përmendur fare nëse ka mbarur shkollën e mesme.

Në fakt nuk ka dhënë asnjë detaj sesi mund të ketë kryer studimet jashtë shtetit, ku ai vetë, me dorën e vetë, ka shkruar po në formularin e dekriminalizmit se nuk ka qenë asnjë herë më shumë se një muaj jashtë vendit.

Mister është si mundet që ai të ketë marrë një diplomë në Gjeneve, nëse nuk ka shkuar atje rregullisht. Po ashtu, nga ana tjetër, ai nuk ka cilësuar nëse ka mbaruar shkollën e mesme, duke lënë vend për dyshime se as të mesmen nuk e ka kryer ashtu siç nuk ka bërë të lartën.

Në bazë të ligjit të dekriminalizimit, Prokuroria e Përgjithshme ka të gjitha mundësitë që të hetojë deputet që gënjejnë për të dhënat e tyre.

Deputeti Sadri Abazi ka disa vite që fut në xhep një pjesë të buxhetit të shtetit shqiptar, duke kombinuar ndikimin politik si deputet i Kuvendit të Shqipërisë me pjesëmarrjen në tendera të kompanisë Usluga shpk, të cilën e ka kaluar në emër të familjarëve të tij.

Me paratë që u ka marrë shqiptarëve, Sadri Abazi, përpos të tjerave, në vitin 2016 ka blerë edhe një makinë me vlerë 105 mijë euro. Pasuria e tij e përgjithshme e këtij deputeti është marramendëse në raport me nivelin e jetesës së qytetarëve shqiptarë.

Javët e fundit kompania e nipit të Sadri Abazit është kapur me dokumente të falsifikuar, me të cilat ka fituar tendera. Institucionet e shtetit shqiptar, në nivel lokal dhe qendror, janë vënë në garë se kush u jep më shumë tenderave njerëzve të afërt të Sadri Abazit. Kjo duket se është arsyeja se pse Sadri Abazit i duhet mandati i deputetit dhe shpërfytyrohet nëpër fushata zgjedhore. Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin e fundit për të drejtat e njeriut në Shqipëri, përpos të tjerave konstatonte se “zyrtarët herë pas here përdorën burime shtetërore për përfitime personale”.

Gazeta 55 mëson se personi tjetër që do të shpallet ‘non grata’ do të jetë pikërisht Sadri Abazi.

.31131549_2122064357808820_4966560117915910144_n.jpg31237477_2122064641142125_102215376921690112_n.jpg

Modifikuar më Hënë, 23 Prill 2018 18:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...