Do të jetë i besuari i Ramës edhe në zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë e Tiranës.
Të paktën kështu është shprehur Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë. Ai ka thënë se bashkë me Ramën, janë si “mish e thua”, duke shfaqur bindjen se kryeministri nuk bën dot pa të.
Kështu Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka lënë të kuptohet se Edi Rama nuk është eprori i tij, por se pozicionet e tyre janë të afërta.
Veliaj ka thënë se ngjashmëria e “historive” të tyre si kryetarë bashkie, është një fat për të.
“Nuk besoj ta kem sfidë”-ka thënë Veliaj, kur është pyetur nëse do jetë sërish i besuari i Ramës për kandidaturën e ardhshme në Bashkinë e Tiranës.
I njohuri si “pasuesi i Ramës” ka komentuar edhe çështjen “Tahiri”, por nuk ka pranuar të ketë dijeni përse PS-ja po e mbron Tahirin dhe me çfarë po e shantazhon ai Ramën.