Berisha: Dështimi i plotë në ekonomi i piktorit dhe Zho Zho-së së tij

Tuesday, 24 Prill 2018 13:45

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar të dhënave të publikuar nga Eurostat për Shqipërinë, thotë se ato shifra tregojnë se kryeministri Edi Rama dhe ministri i Financave kanë dështuar në ekonominë shqiptare.

Edhe pse Shqipëria ka marrë disa herë angazhime për të ulur borxhin, sipas Berishës këto plane janë shtyrë.

Duke sjellë në vëmendje miliarda lekë që janë marrë borxh nga qeveria shqiptare, ish-kryeministri shprehet se Rama nuk ka bërë asnjë km rrugë, ndërsa ka shpërdoruar miliarda euro nga taksapaguesit shqiptar.

Reagimi i Berishës:

Eurostat nxjerr rekordet e zeza te Shqiperise si vendi me te ardhurat me te ulta dhe borxhin me te larte ne Europe!

Deshtimi i plote ne ekonomi i piktorit deshtak dhe e Zho Zho-se se tij elifi matrak!

Te dashur miq, Eurostat shpalle se Shqipëria në vitin 2017 kishte nivelin më të lartë të borxhit publik në rajon, me rreth 71.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas burimeve zyrtare të financave. Serbia, që ka qenë në nivele të ngjashme me ne, ka arritur ta ulë këtë tregues në 61.5% të PBB-së për një periudhë të shkurtër kohore. Fqinjët e tjerë kanë një ngarkesë shumë të ulët borxhi ndaj PBB-së, Maqedonia prej 39%, Bosnja 30%, Mali i Zi 63%. Kosova, që ka të ardhura pak më të ulëta sesa ne, ka një borxh minimal prej vetëm 17% të PBB-së.
Shqipëria ka marrë vazhdimisht angazhim për uljen e borxhit, plane që janë shtyrë. Psh në vitin 2015, parashikimi i buxhetit afatnesën ishte që në 2017-n ai të kishte zbritur në 65.6% (nga 71.5 që është fakti) dhe deri në vitin 2018 ai të ishte ulur në 62% të PBB-së, por tashmë plani i rishikuar në rritje është rreth 68%, sipas kuadrit të fundit makroekonomik.

Keto te dhena behen edhe me dramatike po te kemi parasysh faktin se Piktori deshtak rriti borxhin nga 62,6% qe ishte ne vitin 2013, ne 74,3% ne vitin 2016 dhe nuk ka ndertuar me miliardat e marra borxh as dhe nje km autostrade apo veper tjeter te rendesishme publike por sipas Kontrollit te Larte te Shtetit ka shperdoruar ne 4 vjet qeverisje mbi 3,2 miliarde euro nga parate e takspagueseve shqiptar. sb /55News.al/

Modifikuar më Tuesday, 24 Prill 2018 13:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...