Berisha i nxjerr gënjeshtrën Ramës: "Shtëpia u ndërtua nga biznesmeni, jo nga qeveria"

Tuesday, 24 Prill 2018 17:40

Berisha ka “nxjerrë zbuluar” Ramën për një tjetër gënjeshtër. Kryeministri ka publikuar në kanalin e tij ERTV një video ku shfaqej shtëpia e një personi me ndihmë ekonomike,e sapo ndërtuar dhe  si një “arritje e qeverisë”. Por manipulimi i tij nuk ka zgjatur shumë, pasi “Qytetari Dixhital” ka denoncuar se kjo nuk është punë e qeverisë, por e një biznesmeni.

Ish- kryeministri Berisha ka akuzuar Ramën se ndihmën ekonomike ia ka rikthyer qytetarit vetëm pas denoncimit në media.

Lexoni statusin e plotë të Sali Berishës:

"Maskarada e kumbareve dhe ndrikullave te denatyruar nga droga dhe krimi!

Qytetari dixhital denoncon:

- Heqjen e ndihmes ekonomike sipas investigimit te gazetarit ne kundershtim flagrant me ligjin.

- Rikthimin e ndihmes ekonomike pas denoncimit nga media.

- Ndertimin e shtepise te kesaj familje nga nje biznesmen.

- Pafytyrsia e dhe amoraliteti ekstrem i ndrikull Manastirliut, qe e paraqet ne ERTV si pune te qeverise dhe del sikur kjo veper eshte bamiresi e qeverise!

Lexoni mesazhin dhe ndiqni se çfare thote i zoti i shtepise! sb

“Miredita doktor! Ju lutem publikoni nje video interesante te emisionit Boom? Kur ishte ceshtje perjashtimi i ndihmes sociale, gazetaret shkuan tek nje familje e hequr padrejtesisht. E ndoqen, dhe familjen e rifuten ne skeme,Ata te emisionit bene thirrje per ndertimin e shtepise se rrenuar, dhe shtepine ndertoi nje biznesmen. Para 2 ditesh u transmetia ne ertv sikur kjo ishte pune e qeverise dhe aty shkoi ogerta manastirliu. I ndryshuan edhe ngjyren e shtepise nga bojeqiel ne mavi. E deshmon i zoti i shtepise.Doktor ky esht manipulim skandaloz amoral i Edvini dhe ministres se tij te paftyre”

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...