Berisha: Rama e urrente Liri Belishovën se dënoi krimet e Enverit dhe Kristaqit

E mërkurë, 25 Prill 2018 12:09

Ish-kryeministri, Sali Berisha thotë se Liri Belishova duhet nderuar pasi kërkoi ndjesë për krimet e komunizmit. Duke u kthyer përgjigje komentuesve Berisha thotë se “Kryeministri Edi Rama hesht dhe urren Liri Belishoven për dënimet që ajo i ka bërë regjimit të Enverit por edhe të Kristaqit i cili edhe në fund të vitit 1988 firmoste varjen në litar të poetit Havzi Nela!”.

Statusi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Liri Belishova u nda nga jeta!

Te dashur miq, Liri Belishova, nje luftetare lirie u nda nga jeta. Pasardhese e nje familje ne ze ne Jugun e vendit, Liria ne rinine e saj mori malet dhe luftoi me arme ne dore pushtuesit e vendit e inkuadruar ne levizjen komuniste te themeluar nga serbet ne Tirane. Fill pas lufte, Lirise, tashme ne udheheqjen e Partise Enver Hoxha i vrau bashkeshortin Nako Spirun pasi ai kundershtonte bashkimin e Shqiperise me ish Jugosllavine.

Anetare e Byrose Politike dhe sekretare e KQPPSH, ajo pas vdekjes se Stalinit ju kundervu haptas linjes staliniste te Enver Hoxhes dhe PPSH prej çka u perjashtua nga Partia dhe u internua familjarisht ne kampet me te egra te diktatures ne te cilat qendroi e pamposhtur nga dhuna, terrori, fatkqesite e medha familjare.

Pas permbysjes se regjimit komunist, Liria do te ishte nder te vetmet ish udheheqese te PPSH qe do kerkonte ndjese publike per vitet qe kishte qene ne udheheqjen e PPSH dhe do te jepte nje kontribiut te çmuar ne denoncimin e barbarive, genocidit dhe krimeve kunder njerezimit te regjimit stalinist te Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes se Dyte Botetore.

Me kete rast ju ftoj te dashur miq te shprehim nderimin tone per Liri Belishoven, kete luftetare te pamposhtur, atdhetare te flakte, veterane te lirise dhe ngushellimet me te sinqerta familjes saj! sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...