Ad imageAd image

“Reporterët pa kufij”: Rama i quan gazetarët injorantë dhe sharlatanë

1 min lexim

Organizata “Reporterët pa kufij”, me seli në Paris, në raportin e fundit veçon rastin kur, kryeministri Edi Rama, sulmoi gazetarët në vjeshtë duke i quajtur ata “injorantë”, “helm”, “sharlatanë”, e madje edhe “armiq publik”.

Raporti thotë se standardet rregullative janë manipuluar në interes të qeverisë dhe pronësia mbi medien transmetuese është përqendruar në duart e pak afaristëve të mëdhenj. “Kjo, ka krijuar një situatë në të cilën auto censura është e përhapur dhe 80 për qind e gazetarëve nuk kanë besim në ardhmërinë e tyre profesionale”, thuhet në raport.

Organizata vlerëson në raportin e saj për lirinë e medies se po rritet armiqësia ndaj gazetarëve dhe ajo haptazi po trimërohet nga udhëheqësit politik. /55news.al/

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull