×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Kushtet e Merkel për Ramën, Shehu: T’i zbatojë!

E Enjte, 26 Prill 2018 11:09

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ishte e prerë me kryeministrin Edi Rama, me kërkesat që kishte ndaj tij në konferencën e përbashkët për shtyp ditën e djeshme.

Ajo kërkoi nga Rama të luftojë krimin dhe korrupsionin, si kusht që Gjermania të mbështesë rekomandimin e KE për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.

Megjithatë, pas konferencës për shtyp, Merkel dhe Rama kanë pasur edhe një takim, që ka zgjatur më shumë se 1 orë.

Deri tani nuk kemi detaje se çfarë është diskutuar mes tyre, por besohet se Merkel t’i ketë thënë Ramës, në mënyrë konkrete se cilat janë parakushtet e Gjermanisë për një vendim pozitive për çeljen e negociatave.

Për takimin e djeshme, ka reaguar edhe deputeti i PD-së Tritan Shehu, i cili ka kërkuar nga Rama që të zbardhë takimin që ai ka pasur me dyer të mbyllura me Merkel.

Po ashtu, Shehu shprehet se realizimi i parakushteteve të vendosura nga Gjermania, janë me rëndësi të vecantë nëse Shqipëria do që të marrë “OK” në Qeroshor për hapjen e negociatave.

Se pari Z.Rama eshte i detyruar te beje transparencen e bisedes me Kancelaren, aq me shume per cfare lidhet me ate eveniment kaq te mire pritur nga shumica e shqiptareve, per te cilin ata kane dhene nje kontribut te cmuar qe prej dhjetorit 1990. Deri me tashti nga ai ka heshtje te plote.

Pa asnje dyshim eshte ai qe duhet te beje publike se kush jane "para kushtet"e celjes se negociatave, per te cilat foli Zj.Merkel, si dhe axhenden e realizimit te tyre. Se dyti, ne lidhje me pyetjen e mundesise se celjes se Negociatave, une gjykoj se realizimi i atyre "para kushteve" eshte me shume rendesi ne kete drejtim.

Pra eshte perseri Kryeministri, i cili tashme duhet te realizoje ato qe Kancelaria i ka kerkuar atij ne reth nje ore takim, pavaresisht nese i intereson apo jo ta beje kete. Dhe jam i bindur se Zj.Merkel i ka ngritur shqetesime te medha e konkrete, qe lidhen me problemet ne vend e te tjera te krijuara nga neve ne Rajon. Po keshtu jam i bindur se ajo konkretisht i ka kerkuar perballimin e zgjidhjen e disa prej tyre ne nje kohe shume te shkurter; dhe ketu perseri duhet transparence e plote. Te shpresojme e punojme qe ne qershor te merret nje vendim pozitiv!”, shkruan Shehu në profilin e tij në ‘Facebook’. /55News.al/

Modifikuar më E Enjte, 26 Prill 2018 11:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...