Vlorë, qytetarët ‘mësyjnë’ në mbledhjen e Këshillit Bashkiak (video)

E Enjte, 26 Prill 2018 13:55

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Vlorës është përballur ditën e sotme me një protestë nga ana e qytetarëve. Me anë të një postimin në “facebook” ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku shfaqen një grup qytetarësh duke protestuar e bërtitur..

Denoncuesi që ka dërguar videon tek Berisha thotë se qytetarët e Orikumit dhe të lagjes “Kushtrimi”, janë futur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Në video dëgjohet teksa ata kërkojnë kryetarin e Bashkisë. “Jemi përjashta, të vijë kryetari”, thotë një prej tyre.

STATUSI I BERISHËS
Gangsterët e pushtetit në Vlorë përdorin policinë kundër qytetarëve!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
“Përshëndetje dr. sot në Vlorë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Protestë e qytetarëve të Orikumit dhe banorët e Lagjes Kushtrimi. Shto kryetari i bashkisë nuk vjen në mbledhje”

Video

Login to post comments