LSI: Rama po shkel ligjin, ka frikë nga komiteti kundër drogës

E Enjte, 26 Prill 2018 14:03

Çështja e kultivimit dhe trafikimit të drogës është një problem gjithmonë e më shqetësues në vendin tonë. Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, bën apel për krijimin e Komitetit Kombëtar kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës.

Në momentin kur Shqipëria pret votimin e Këshillit Europian për t’i hapur rrugë fillimit të negociatave për anëtarësim në BE, pas rekomandimit pozitiv të Komisionit Europian, LSI kërkon vijimin e punës për përmbushjen e prioriteteve.

Në një bisedim me gazetarët, deputeti i LSI tha se komiteti duhet të ngrihet para muajit qershor, kur pritet të jepet edhe vendimi për Shqipërinë, pasi nëse kjo gjë nuk bëhet për vendin tonë do jetë shumë vonë.

“Deri më 28 qershor kur do të merret vendimi të jetë krijuar Komiteti Kombëtar kundër drogës. Të krijohet menjëherë kjo trupë ligjore, përgjegjëse për çdo gjë që ka të bëjë me trafikun kundër drogës. Krijimi i menjëhershëm i këtij komiteti do të ishte një reflektim pozitiv, një shenje përgjegjshmëri, dhe një shenjë serioziteti përballë parlamentarëve tanë. Kjo çështje, trafiku ndaj drogës, është një pikë e përmendur edhe në raportet e ndërkombëtarëve”, tha deputeti i LSI-së, Luan Rama.

Modifikuar më E Enjte, 26 Prill 2018 16:49
Login to post comments