Qytetarët e Durrësit protestojnë: Na ndatë si në Rripin e Gazës

E Enjte, 26 Prill 2018 14:53

Keisi, Driloni dhe Sergej janë shokë lagjeje dhe nxënës të së njëjtës shkollë në Shkozet të Durrësit.

Ndonëse fëmijë ata bashkuan zërat me prindërit dhe banorë të tjerë të lagjes ku jetojnë për një mjedis të shëndetshëm e të sigurt.

Çdo ditë ata rrezikohen nga kanali tejet i ndotur që përshkon Shkozetin dhe ish-kënetën, apo siç njihet ndryshe Durrësin e ri.

“Të mbyllet kanali, sepse ne kur luajmë mund ta shtyjmë njëri-tjetrin dhe biejmë në kanal dhe na zë sëmundja”, thotë një nga fëmijët.

E gjithë zona ku ata banojnë kutërbon. Ujërat e zeza për shkak të mungesës së kanalizimeve derdhen në kanalin e ujërave të larta ku gjithashtu hidhen edhe mbetjet nga veprimtaria e një thertoreje dhe një fabrike peshku aty pranë.

“Jemi ankuar në Bashki, kemi bërë edhe peticion. Thonë se kanali është normal”, thotë një prej banorëve.

“Na kanë ndarë si në Rripin e Gazës. Nuk ka një mbikalim apo nënkalim”, thotë një tjetër.

Të revoltuar nga mungesa e marrjes së shërbimeve publike, banorët kërkuan një takim urgjent me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, transparencë të plotë për përdorimin e parave që mblidhen nga taksat, si dhe sistemim të kanalit që rrezikon jetët e tyre. Këtë herë ata duken të vendosur për ta vazhduar betejën e tyre qytetare deri në përmirësimin e kushteve higjeno-sanitare në komunitet./tch

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...