Shqipëria “kavie” e eksperimenteve të Soros

E Enjte, 26 Prill 2018 15:00

Shqipëria e varfër ka qenë nën pushtetin e filantropit të majtë George Soros për më shumë se njëzet vjet.  Për më tepër, nën qeverinë aktuale të kryeministrit socialist Edvin Rama dhe ministrit të jashtëm Ditmir Bushati, që rifitoi zgjedhjet në qershor 2017, Fondacioni për Shoqëri të Hapur tani kontrollon çdo sektor të politikës shqiptare dhe ndikon thellësisht mbi të ashtuquajturën Reformë në Drejtësi, e cila drejtohet totalisht nga aleatët e besuar të Sorosit në Tiranë. Kjo influencë derdhet edhe në republikën motër të Shqipërisë në Ballkan, Bosnjë-Hercegovinë, ku kontakti kryesor i Sorosit është Zlatko Lagumdzija, ish-kryetar i Partisë Socialdemokrate.

Është fakt që Shqipëria nuk ka televizione, media apo shoqëri civile të lirë, ajo është bërë oborri i pasmë i Sorosit në Evropë. Gjatë pesë viteve të fundit, Shqipëria është bërë një laborator ku njerëzit dhe qeveria testohen në të njëjtën mënyrë siç eksperimentonte Pavllovi me jargëzimin e qenve në vitet 1890. Është e trishtueshme të pranosh që shqiptarët po përdoren si minj eksperimentesh laboratorike në mënyrë që Soros të mund t’i tregojë botës se çfarë është në gjende të bëjë me qeveritë e dobëta dhe vendet e pazhvilluara.

Influenca e George Sorosit në ambasadën amerikane në Tiranë nisi gjatë kohës së ambasadorit Alexander A. Arvizu (2010-2015), i emëruar nga presidenti i atëhershëm, Barack Obama. Për fat të keq, influenca e ingranuar thellë e Sorosit në ambasadën amerikane, zyrën e UNICEF-it në Tiranë, ambasadën e Holandës dhe në Delegacionin e Bashkimit Evropian ka vazhduar edhe gjatë pesë viteve të fundit nën ambasadorin amerikan Donald Lu. Në kohën e Lusë, nga ambasada amerikane janë regjistruar publikisht shumë protestues kundër Amerikës dhe Izraelit, ndërsa popullariti i SHBA dhe Izraelit në Shqipëri ka rënë në mënyrë drastike nën 88% gjatë kësaj kohe.

Sipas Dr. Altin Goxhaj “Soros, në dasmën e tij më 2013, u takua me kryeministrin e ri Rama dhe negocioi dërgimin e mbeturinave toksike jo të riciklueshme për t’u depozituar në Shqipëri”. Falë protestave spontane paqësore të qytetarëve në rrugët e Tiranës më 2016, ky plan nuk u realizua. Për më tepër, fshehurazi nga bota e jashtme dhe shumë shqiptarë, mbi 30 kontejnerë me mbetje bërthamore janë depozituar në zona rurale në Shqipëri. Marrëveshjet sekrete të Ramës me njerëzit e Sorosit i kanë shkaktuar shumë dëme ekosistemit të Shqipërisë, ndërkohë që numri i vdekjeve të shkaktuara nga kanceri dhe tumoret në tru është rritur me shpejtësi gjatë qeverisjes së tij.

Sipas Dr. Goxhaj: më 2017, nën ndikimin e Sorosit, Ambasada e Shqipërisë në OKB priti emisarët e Izraelit dhe Palestinës pa u larguar më parë pala tjetër. Një sherr i  madh shpërtheu si rezultat i kësaj lëvizjeje të keqe të diplomatëve foshnjarakë shqiptarë të drejtuar nga Ministri i Jashtëm Bushati, një politikan socialist që është prej shumë vitesh në xhepin e Sorosit dhe vazhdon të njollosë imazhin e Shqipërisë në botë. Në shumë prej tureve ndërkombëtarë, Bushati ka keqinformuar bashkëbiseduesit  dhe është përpjekur të prishë imazhin pozitiv e konsistent dhe reputacionin e admirueshëm që Ilir Meta – tani president e më parë kryetar i parlamentit të Shqipërisë – ka krijuar në arenën ndërkombëtare.

Falë bujarisë së Sorosit, Bushati ka marrë diploma universitare dhe pasuniversitare, por ai nuk është i vetmi anëtar kabineti në qeverinë shqiptare që është arsimuar jashtë dhe ka hapur organizata joqeveritare false me përkrahje të jashtëzakonshme nga Soros. Gjatë pesë viteve të fundit, Bushati i është bashkuar një klubi elite që dominon median shqiptare, qeverinë dhe botën akademike. Klubi përfshin Erjon Veliajn, kryebashkiak i Tiranës, i cili po përgatitet të garojë për kryeministër; Arben Ahmetajn, ministrin e Ekonomisë dhe Financave që nuk ka arsim në ekonomi.;

Soros është arsyeja e vetme pse Shqipëria është bërë prodhuese e madhe e marijuanës në zemër të Evropës. Trafiku i drogës dhe plantacionet e marijuanës kanë funksionuar nën kontrollin strikt dhe drejtimin e kryeministrit Edi Rama dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë. Sikur të mos mjaftonte kjo, Shqipëria ka dalë si ura kryesore për dërgesat e kokainës kolumbiane në Evropë. 615 kile kokainë u kapën në Durrës, një qytet kaotik në bregun e Adriatikut. Ministra apo ish-ministra të tjerë influencialë të lidhur me Sorosin janë Blendi Çuçi e Delina Fico, ish-gruaja e Ramës. Fico ka marrë 9 milionë dollarë nga USAID për krijimin e një OJQ-je. Ajo është mbështetëse e flaktë e Sorosit dhe aktualisht e martuar me Çuçin, ish-ministër i Ramës.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu lehtëson koncesionet e dhëna nga ish-ministri Ilir Beqja, i cili fiton mbi 13 milionë euro në vit falë tyre. Të gjitha këto afare të dyshimta, të mbuluara me mantelin e korrupsionit, anarkisë dhe nepotizmit, po e godasin rëndë shoqërinë shqiptare, mikro-ekonominë dhe mirëqenien e përgjithshme të popullit shqiptar.

Departamenti i Shtetit duhet të marrë masa të menjëherëshme për të ndryshuar këtë situatë në zemër të Ballkanit. Duhet të fillojë përmes një kontrolli më të mirë të personelit shqiptar në ambasadën e amerikane, të cilët janë lidhur me diplomatët amerikanë prej shumë vitesh, pavarësisht lidhjeve të thella me qeverinë e mëparshme komuniste të Shqipërisë.

Modifikuar më E Enjte, 26 Prill 2018 15:48
Login to post comments