Mediat që njihen gjerësisht si mbëshetëse të kryeministrit kanë fabrikuar lajme se deputetët e CDU-së gjermane nuk e bojkotuan darkën e shtruar nga ambasada shqiptare në Berlin për nder të vizitës së Ramës. Krahu i qeverisë e ka hedhur poshtë këtë lajm duke nënvizuar se ky është një “fake news” i prodhuar nga zyrat e opozitës. Edhe stafi i ngushtë i kryeministrit ka botuar gjatë ditës së sotmë një album të plotë fotografish nga takimet me Merkelin, kreun e parlamentit Schäublen, deputetët social demokratë dhe ata konservatorë, madje edhe me armikun e shpallur Günther Krichbaum.
Po në këtë album mungonin vetëm fotot nga darka e shumë diskutuar. Rama dhe stafi i tij mund t’i botojnë edhe këto foto nga darka e famshme për të zbardhur realisht se me kë ka trokitur gotat kryeministri në Berlin.
Dhe deri në këtë moment qëndron fakti se Rama ka mbetur në tryezë vetëm me Fugën dhe Taulant Ballën.