×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shkëlzen Berisha: Rama do bëjë kurban Shqipërinë për të mbrojtur veten

E Enjte, 26 Prill 2018 17:08

Djali i ish kryeministri Sali Berisha, Shkëlzeni, ka bërë një koment të shkurtër në rrjetet sociale, lidhur me ‘çështjen Tahiri’ dhe ndikimin e saj në negociatat e vendit me BE, vendim që pritet të merret në fund të qershorit nga Parlamenti Evropian. 

“Për të mbrojtur veten nga “kënga” e Tahirit, Rama do bëëj kurban Shqipërinë”, shkruan shkurt Shkëlzen Berisha në një postim në FB.


Më herët, ish kryeministri Sali Berisha teksa komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Berlin ditët e fundit, thotë duke përdorur ironinë se “kthehet nga Berlini me atlete të kuqe”.
Sipas Berishës, “deputetët e grupit CDU/CSU, në një akt të paprecedent kanë bojkotuar darkën e shtruar nga Edi Rama për shkak të fushatës të luftës së ftohtë, shpifjeve dhe trillimeve që ai së bashku me horrat dhe prostitutat e tij politike kanë ndërmarrë ndaj kryetarit të komisionit për Europën të Bundestagut, Krischbaum dhe deputetëve të tjerë të Bundestagut.
Në takimin në Bundestag, Rama doli një gënjeshtar i paskrupullt. I pyetur pse nuk hoqët imunitetin e Saimir Tahirit, ai u gënjeu duke thënë se Saimir Trafikut i është hequr çdo imunitet. Kështu, ajo që mund të thuhet për këtë vizitë është se; Timonierit ju thye keq timoni dhe nga Berilini u kthye me këpucë të kuqe!”

Modifikuar më E Enjte, 26 Prill 2018 17:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...