Ad imageAd image

‘Do investojmë në infrastrukturë’, Nishani ‘i sulet’ Ramës: Tallëse, s’pranojmë më gënjeshtra

1 min lexim

Ish-presidenti Bujar Nishani, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se, qeveria do të bënte investime në infrastrukturë.

 

 

- reklamë -
Ad imageAd image

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Nishani ironizoi kreun e qeverisë, ndërsa e cilësoi tallës fjalimin e Ramës. Nishani tha se shqiptarët nuk do pranojnë më gënjeshtra.

“Tallëse! Pas 5 vitesh qeverisje Kryeministri i Shqipërisë tregon se çfarë do të bëjë në 5 vitet e ardhshme për infrastrukturën.

Asgjë të thotë çfarë është bërë në 5 vite. Asnjë rrugë e re nacionale. Asnjë rrugë e re lokale.

Asnjë spital i ri. Asnjë shkollë e re. Vazhdon e njëjta çfaqje. Video me cartoons por asnjë projekt real i vënë në shërbim të njerëzve. Nuk pranojmë më gënjeshtra!”,- tha Nishani.

Ndani këtë artikull