×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Zoti kryeministër na trego një investitor të huaj që ke sjellë?

E mërkurë, 02 May 2018 13:13

Shqipëria është i vetmi shtet i rajonit që aktualisht ka mbetur pas asnjë investim të huaj, në një kohë që edhe investitorët strategjikë të huaj që ishin në vend prej qeverisjeve të kaluara, ose kanë përmbyllur fazën e investimeve, ose janë drejt largimit.

Klima aspak miqësore si në taksa, ashtu edhe në korrupsion apo gjobëvënie nga ana e qeverisë “Rama”, ka bërë që kompanitë e huaja, e sidomos ato shumëkombëshe t’i qëndrojnë larg Shqipërisë.

Por në një kohë që në vendet fqinjë të rajonit, çdo muaj regjistrohen investitorë të huaj që sjellim miliarda për investime, Shqipëria po bjerret e po tkurret çdo ditë në këtë drejtim.

Këtë gjë e raportojnë “e zeza mbi të bardhë” raportet më të fundit ndërkombëtare mbi ekonominë.

Pengesat në ambientin e biznesit i krijojnë ndërmarrjeve shqiptare 15 për qind humbje në të ardhurat vjetore.

Një studim i ekonomistëve të BERZH, Peter Sanfey dhe Jakov Milatovic, të cilët kanë dhëne një diagnozë për ekonominë në Rajonin e Ballkanit kanë gjetur se, pengesat e biznesit imponojnë kosto të mëdha për ndërmarrjet dhe funksionojnë si taksa të fshehura në aktivitetet e tyre.

Sipas tyre mesatarisht, firmat në Ballkan humbasin 13.2% të shitjeve të tyre vjetore për shkak të katër pengesave në mjedisin e biznesit, përkatësisht, krimit, mungesës së energjisë elektrike dhe infrastrukturës së dobët.

Shqipëria e ka ketë tregues 15 për qind dhe humbjet më të larta sipas grafikut të mëposhtëm i ka prezenca e krimit. Rrugët jo të mira dhe pagesat korruptive gjithashtu janë kosto për bizneset në Shqipëri, raporton "Monitor".

Por ekonomistët e BERZH pohojnë se humbjet mund të jenë edhe më të larta po të përfshihen edhe disa faktorë të tjerë që u krijojnë humbje bizneseve.

Për pasojë produktiviteti i firmave në Ballkan është dukshëm më poshtë standardeve të BE, duke reflektuar institucionet e dobëta dhe një mjedis të vështirë biznesi, konstatojnë ekonomistët.

Një studim i pronarëve të kompanive dhe menaxherëve të lartë ne Ballkan zbulon se vështirësitë e shkaktuara nga aktivitetet e konkurrentëve dhe sektori informal.

Bizneset e vogla në veçanti shohin korrupsionin si shumë problematik. Kufizime të tjera në ambientin e biznesit përfshijnë administrimin, vështirësitë në furnizimin me energji elektrike, dhe akses të kufizuar në financa

Ekonomistët e BERZH kanë gjetur se, Rajoni i Ballkanit Perëndimor rezulton i dobët në krahasim me vendet e BE veçanërisht në fushat e konkurrencës dhe qeverisjes së mirë.

Këto rezultate theksojnë nevojën për zbatimin e një reforme gjithëpërfshirëse dhe të gjerë në rritjen e konkurrueshmërisë dhe përmirësimin e ambientit të biznesit./55news.al/

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...