×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Rama, urdhër institucioneve për të mbrojtur Tahirin, fshehin dokumentet

E mërkurë, 02 May 2018 13:44

Rama ka vendosur që ta pengojë me të gjitha mënyrat punën e Komisionit që do të hetojë Tahirin dhe përfshirjen e tij me drogën. Ai ka urdhëruar institucionet shtetërore që të mos i përgjigjen kërkesës së komisionit hetimor "Tahiri" të drejtuar nga opozita për t'i dërguar dokumentacionin lidhur me hetimin. Kryetari i komisionit Edi Paloka ka njoftuar komisionin se janë thuajse të gjitha institucione që varen nga Rama dhe që kanë shprehur arsye nga më absurdet për të mos dhënë informacion vetëm për ta penguar punën.

"Pavarësisht kërkesave që ne i kemi drejtuar institucioneve, shumica nuk ka dërguar përgjigje, - tha Paloka. -  Nga shumica e institucioneve përgjigjet kanë qenë negative, duke filluar nga Kryeministria, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Policisë...pra, institucione që varen nga Edi Rama.

“Kryeministria thotë se dokumentet e klasifikuara duhen dhënë kur të pajisjen anëtarët e komisionit me certifikata sigurie nga DSK-ja; historinë e DSK-së tani e njihni. Xhafaj na jep leksion, na pyet a kemi miratuar ndonjë plan hetimor apo jo. Po s’i takon atij të na tregojë si funksionon komisioni, por vetëm të na përgjigjet. Edhe një qytetari të zakonshëm  duhet t’i kthejnë përgjigje, jo  më komisionit. Edhe ministria e Drejtësisë na pyet për dokumentacionin e klasifikuar, kur e di që nuk është komisioni i parë hetimor ky që ngrihet. Përgjigjet janë vetëm përpjekje për të na penguar.

Drejtoria e Policisë ka kërkuar kohë deri më 30 prill 2018 dhe nuk ka çuar asnjë informacion. E njëjta gjë edhe nga Dogana. Ka kërkuar kohë deri më 25 prill për shtyrje afati dhe sot data 2 maj nuk ka sjellë asnjë dokument. Nga Shërbimi Informativ kanë kërkuar shtyrje afatil; kanë marrë mirëkuptimin tonë dhe në fakt po procedohet," tha Paloka.

Login to post comments