Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka qenë ditën e sotme në Krujë, ku bashkë me Shoqatën arbëreshe nga Kalabria “Magna Grecia Off-Road", kanë përkujtuar rrugëtimin historik të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në kryeqendrën arbërore.
Meta ka publikuar disa foto në profilin e tij nga aktivitetit, ku ka falenderuar arbëreshët për kontributin madhor që kanë dhënë në shekuj për të ruajtur gjuhën, traditat, ritet e kulturën e në veçanti për lartësimin e emrit dhe figurës së Skënderbeut.
Po ashtu, kreu i Shtetit nuk ka harruar pa falënderuar edhe konsullin tonë të nderit në Kalabri, duke e vlerësuar për punën e palodhur që ka bërë ai.
Statusi i Metës:
Sot në Krujë, me Shoqatën arbëreshe nga Kalabria “Magna Grecia Off-Road" përkujtuam rrugëtimin historik të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në kryeqendrën arbërore. Skënderbe, Arbëreshë dhe Shqipëri janë një trinom i pandashëm. Mirënjohës përjetë arbëreshëve, për kontributin madhor që kanë dhënë në shekuj për të ruajtur gjuhën, traditat, ritet e kulturën e në veçanti për lartësimin e emrit dhe figurës së Skënderbeut. Një falenderim të veçantë edhe për punën e palodhur dhe të mrekullueshme të Aldo Morinos, konsullit tonë të nderit në Kalabri.