Ad imageAd image

Shifrat/ Berisha: Rama e urren Veriun dhe e mjeroi, tani premton se do ta lajë me flori

1 min lexim

Ish-Kryeministri, Sali Berisha, ka ironizuar deklaratën e Ramës nga Laçi. Ish kryeministri thotë se Rama pasi e diskriminoi  Veriun me mungesë investimesh deklaroi se me çekun 1 miliardë do ta lajë Veriun në flori.

“Pasi nga urrejtja atërore, në tre qarqe të Veriut të marra së bashku, në 5 vite ka investuar 40 % më pak se sa vetëm në Qarkun e Fierit, Edvin Kristaq Urrejtja deklaroi sot se me çekun 1 miliardë do ta lajë Veriun në flori! Turp”, shkruan ish Kryeministri Berisha.

Që ditën e parë të ardhjes në pushtet Edi Rama ka treguar një urrejtje të sëmurë ndaj Veriut të vendit, duke e diskriminuar në shpërndarjen e parave të qeverisë shqiptare.  Duket që Shkodra është qyteti më ‘i diskriminuar”. Kryeqendra e Veriut ka marrë vetëm 1 % të këtyre fondeve.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërkohë që pak ditë më parë INSTAT raportoi se Kukësi, qarku më i varfër i vendit është i destinuar të varfërohet edhe më tej, pasi statistikat zyrtare tregojnë se, ekonomia e tij është futur në një trend rënës.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull