Denoncimi/Përgatitja për vjedhjen e votës ka nisur

E mërkurë, 09 May 2018 08:32

Deputetja e Partise Demokratike znj. Orjola Pampuri ka denoncuar dje se mazhoranca ka nisur dhe vazhdon të mos tërhiqet nga ideja e saj për të vjedhur votat e shqiptarëve përmes çdo forme. Zonja Pampuri ka bërë publike dje disa informacion të mbërritura pranë degës së PD Rrogozhinë duke e bërë më konkretet situatën. 

Ja denoncimi i Orjola Pampurit
“Pranë degës se Partisë Demokratike Rrogozhine, kanë mbërritur informacione ku  referojnë qe fëmijëve te tyre ne shkolle u janë kërkuar kartat e identitetit te prindërve, e jo vetëm atyre, por edhe mësuesve e infermiereve. Kjo ne Rrogozhine, Lekaj e Kryevidh. Ky është një akt i paprecedente, kundrejt te cilit duhet te kenë përgjegjësi përfaqësues te qeverise, ministra e zv.ministra qe enden lart e poshtë duke nisur kështu turin e mashtrimit, tjetërsimit e blerjes te votës kundrejt territ e varfërisë qe i kanë ofruar atij vendi”.

Login to post comments