×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Gramoz Ruçi, avokati Tahirit dhe Enver Hoxhës... në ‘Ditën e Europës’

E mërkurë, 09 May 2018 11:29

Si për hironi të fatit pikërisht sot në "Ditën e Europës", një shembull i pashoq regresi dhe kthimi mbrapa në kohë, vjen nga numri 3 i shtetit, ose nga personi që drejton sot Parlamentin e Shqipërisë.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në kuadër të “Ditës së Europës”, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nuk mund të gjente moment më të “bukur” për të treguar se është po ajo “xhaketë e vjetër” e kohës së Ramiz Alisë dhe absolutisht anti-amerikane dhe anti-perëndimore.

Ai pa as më të voglin hezitim i ka bërë sot avokatinë si ish-ministrit socialist Tahiri, i akuzuar për trafik droge, ashtu edhe ish-diktatorit Enver Hoxha dhe idhtarëve të tij që në çdo 5 Maj, tundin portretet e tij në varrezat e Dëshmorëve të Kombit (si për të kujtuar se kanë mbetur ende gjallë).

“Në 27 vjet që unë kam në parlament ka pasur shumë akuza për shumë deputetë majtas dhe djathtas, nga 1991 deri sot duke filluar nga mua. Asnjë nuk e ka lënë mandatin. Është rasti i parë që duhet të jetë i mirëpritur dhe i vlerësuar në rastin konkret.

Këtu do të përmendja Çurçill, i cili thoshte se politika nuk ka moral, por brenda imoralitetit ka një moral dhe në rastin konkret dorëheqja e Tahirit tregon që vazhdon të ngelet ky moral brenda imoralitetit në politikë.

Rasti në fjalë është për tu përshëndetur, është i mirëpritur, të tjerat pastaj, sa i përket akuzës ajo ngelet ta vërtetojnë organet e hetimit për ish-deputetin Tahiri apo ish-deputeti Tahiri për pafajësinë e tij para organeve të drejtësisë…”,- tha ai.

Kreu i Kuvendit Gramos Ruçi ka komentuar incidentin me simpatizantët e Partisë Komuniste në Varrezat e Dëshmorëve në ditën e 5 Majit, si dhe propozimin e ligjit nga kryetari Lulzim Basha për ndalimin e simboleve të komunizmit.
 
“Unë do të përshëndesja të gjitha forcat politike shqiptare që në datën 5 maj nderuan të rënët. Absolutisht po! Në asnjë mënyrë në këtë ditë përkujtimore të të rënëve ne të njollosim dhe ngjyrosim qoftë me atë akt të shëmtuar për mua që ndodhi atë ditë.
 
Nuk po marr krah në këtë drejtim. Nëse ka probleme ligjore që duhen ndarë, opozita e sotme aty ka qenë dje në mazhorancë, këtu është sot si opozitë dhe në rrugë institucionale mund të marrë çdo nismë dhe në kohën e duhur, në përgjigje të interesimit tuaj nëse ka boshllëk ligjor duhet sanksionuar”,- tha Ruçi./55news.al/
Modifikuar më E mërkurë, 09 May 2018 14:02
Login to post comments