“Shqipëria po rrezikon seriozisht negociatat në qershor”

E mërkurë, 09 May 2018 14:58

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherazi ish-ministre e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, është shprehur se Shqipëria po rrezikon seriozisht hapjen e negociatave me Bashkimit Evropian në qershor.

Në një intervistë të dhënë në televizionin Neës24 Gjosha shprehu mosbesim pasi disa prej vendeve kanë folur dhe nuk kanë qenë pozitivë.

“Jam pak skeptike për qershorin, duke parë se vendet anëtare kanë filluar të shprehen. Gjermania ka folur, nëpërmjet Krischbaum, Holanda ka folur. Mua më ka ardhur keq të dëgjoja që Shqipëria nuk është ende gati. Gjithmonë kam besuar se procesi do na bëjë ne gati. Procesi i integrimit është jetik për Shqipërinë. Ky është i vetmi rrugëtim që ne na fut në binarët e mënyrës se si duhet të funksionojë një shtet demokratik”, tha Gjosha. /55news.al/

Login to post comments