Arta Marku zbaton vendimin e ‘Kryeprokurorit Rama’, i bën nderin final Tahirit

E mërkurë, 09 May 2018 15:30

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, sapo ka vërtetuar se është thjesht një vegël e ndyrë në duart e narko-kryeministrit. Sapo ka zbatuar urdhrin e Kryeprokurorit të vërtetë, Rama, duke u treguar thjesht një zëdhënëse dhe ushtare e bindur e dorës së krimit, dhe ka larguar nga detyra kreun e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besim Hajdarmataj.

Ky vendim i turpshëm i kryeprokurores vjen i beftë, vetëm një ditë pasi Hajdarmataj mori në pyetje Gentian Cekën, shofer i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Hajdarmataj ishte prokurori kryesor i dosjes “Habilaj-Tahiri”. Me këtë vendim Rama dhe Marku, e cila do të hyjë në historinë e Shqipërisë si turpi i atij institucioni, po kapen me thonj pas çdo fije bari për të shpëtuar Tahirin nga burgu, dhe Rama të shpëtojë veten e tij.

Të gjithë tashmë e kanë kuptuar se ‘Tahiri në burg’ do të thotë ‘Rama në burg’ dhe fundi i Tahirit është fundit i Ramës.  

Vendimi është marrë këtë të mërkurë dhe në vend të Hajdarmataj është komanduar prokurorja Donika Prela, e cila rezulton e kallëzuar penalisht bashkë me një gjyqtare për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe “zhdukja ose humbja e shkresave nga fashikulli”.

Po ashtu, prokurorja e re e Durrësit ka përfaqësuar akuzën në rastin e arrestimit dhe kontrollit të automjetit të shtetasit Ledion Ruçi, ngjarje e ndodhur në vitin 2012 duke i kërkuar gjykatës lirimin e djalit të deputetit Gramoz Ruçi dhe shpalljen e paligjshme të kontrollit të automjetit ku udhëtonte i dyshuari /55news.al/

Modifikuar më E mërkurë, 09 May 2018 15:59
Login to post comments