Largimit i Hajdarmatajt, Paloka: Rama “zgjidh” çështjen "Tahiri", e paralajmëroi PD

E mërkurë, 09 May 2018 16:00

 

I menjëhershëm ka qenë reagimi i nënkryetarit të PD, Edi Paloka pas lirimit nga detyra e prokurorit të krimeve të Rëndë Besim Hajdarmataj.

Përmes një reagimi në FB, z.Paloka thotë se ishte e paralajmëruar nga PD dhe u duk qartë dhe nga kërcënimet që deri më tani kishin marrë nga Rama dhe Rilindja.

Ja statusi i Palokes

“Çështja “u zgjidh”; prokurori i krimeve të rënda që gjashtë muaj më parë kërkoi arrestimin e Tahirit sot , sipas mediave, është shkarkuar .

Gjashtë muaj më parë u sulmuan e kërcënuan nga kazani dhe deputetet e Ramës. I sulmuan si “tropojanë” dhe i kërcënuan publikisht me vettingun. Sot ka ardhur akti i fundit. Gjithshka e paralajmëruar nga PD po vërtetohet pike për pike. Rama kapi prokurorinë pikërisht për te shpëtuar Tahirin dhe kokën e tij.

Vettingu nuk po përdoret për te pastruar drejtësinë por si mjet presioni ndaj prokuroreve dhe gjyqtareve.

Ky është fundi...”

Modifikuar më E mërkurë, 09 May 2018 17:18
Login to post comments