Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet në Skrapar, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së sezonit turistik për zonën.
Në këtë vizitë Presidenti Ilir Meta ishte i shoqëruar nga disa ambasadorë të atashuar në Tiranë.
Gjatë vizitës, presidenti Ilir Meta është bërë pjesë e festimeve të banorëve për sezonin turistik, si edhe ka bërë rafting në kanionet e Osumit.
Më herët Meta mori pjesë dhe përshëndeti hapjen e sezonit turistik, duke përuruar Panairin e përvitshëm të Produkteve Bio të Skraparit, ku ishin ekspozuar prodhimet e zonës, i shoqëruar nga Kryebashkiaku, Nesim Spahiu dhe autoritet vendore, deputetë të zonës, etj.