Islami: Rama është i frikësuar, është rrethuar nga ndërkombëtarët

E mërkurë, 09 May 2018 18:38

Ish-kryetari i Kuvendit, Kastriot Islami, ka komentuar ditën e sotme situatën politike në vend.

Për Islamin e ardhmja europiane e Shqipërisë është shumë e vështirë për faj të keqqeverisjes.

Sipas tij Rama tashmë është i frikësuar nga ndërkombëtarët, të cilët tashmë janë më realistë.

“Në gjermani është biseduar me shumë kujdes, duke pasur parasysh se Shqipëria është në një fazë për hapjen e negociatave. Deputetët gjermanë kërkuan prova të qartë për implementimin e reformës në Drejtësi, apo arrestimin e personave dhe zyrtarëve të inkriminuar.

Problemi është se qeveria edhe pas takimit në Gjermani është futur në gjendje paniku, sepse mendoi se me një rekomandim pozitiv nga KE do ta kalonte këtë fazë, por i ngeci sharra në gozhdë në Gjermani, por edhe Franca, pasi aty shqiptarët kanë kërkuar azil politik.

Të tretët janë deputetët holandezë. Pra të gjithë deputetët ndërkombëtarë po shijojnë se Reforma në drejtësi nuk po implementohet, përkundrazi Rama po tenton të kapë drejtësinë.

Shqiptarët janë dëshmitarë që në momentin e emërimit të Prokurores së përkohshme.  Rama po ndien se ndërkombëtarët nuk e hanë më raportin e progresit. Rama po ndihet i rrethuar nga komuniteti ndërkombëtar. Rama dhe mazhoranca nuk luftoi për të ulur kanabisin, kanabisi është ulur vetë, sepse është tejmbushur vendi me kanabis”, u shpreh Islami në syri.net.

Modifikuar më E mërkurë, 09 May 2018 18:40
Login to post comments