Rama në ditën e Europës flet kundër Europës

E mërkurë, 09 May 2018 18:59

Në takimin e sotëm me rastin e ditës së Europës, kryeministri Rama gjeti rastin të sulmojë vendet perëndimore duke i shpallur fajtorë ata për derexhenë e qeverisjes së tij. Rama sulmoi deputetët faktmbledhës holandezë duke nënkuptuar qartas se nuk duheshin lejuar fare të vinin në Shqipërisë sepse skanimi ka “ndodhur ndër vite” e nuk mund të bëhet më. Sipas kësaj logjike të Ramës, Europa duhet të pyesë atë për çdo veprim që duhet të kryejë. “Europa na detyrohet”-tha Rama, gati sa nuk tha e ka për detyrë të bindet ndaj një qeverisje të dështuar si ajo e tij. Teksa ka bërë këto deklarata të papërgjegjshme, Rama foli për projektin e tij komunal “Rilindja urbane”, një muhabet krejt i panevojshëm për t'u kujtuar në festën e Europës. Të quash Komisionin Europian si komision monstruoz, është njësoj si t’i rikthehesh tezave të diktatorit komunist, babait shpirtëror të Ramës.

Login to post comments