Xhafaj nuk mohon akuzat, por thotë histori e njohur

E mërkurë, 09 May 2018 19:37

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj doli mbrëmjen e sotme në media, ku foli lidhur denoncimin që bëri PD për vëllain e tij, Agron Xhafajt.

Xhafaj ka bërë me dije se nuk ka asgjë të re për këtë dosje, dhe ka të njëjtin qëndrim që ka pasur ndër vite.

Ishte deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeja, ku denoncoi mëngjesin e kësaj të mërkure, se vëllai i Ministrit të Brendshëm, është dënuar me vendim të formës së prerë në Itali, por që ky vendim nuk zbatohet.

“Ministri i Brendshëm është në dijeni që vëllai i tij Agron Xhafaj është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në Itali dhe se nuk ka vuajtur asnjë ditë nga ky dënim i dhënë duke jetuar i lirë nga 2013 e në vijim në Shqipëri, ku i vëllai ishte i pushtetshëm.”, -tha Alibeaj.

Për këto akuza, Xhafaj deklaroi se dosja e vëllait të tij është bërë publike para shumë vitesh dhe se nuk ka asnjë zhvillim të ri.

“Duket e thjeshtë por akoma nuk kam mundur të kuptoj cili është problemi i personalitetit tim si zyrtar me atë çka bën apo çka ka bërë im vëlla. Nuk kuptoj çfarë kërkohet tjetër përveç baltosjes sime kur nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë një lloj pushteti për të ndikuar.”, tha Xhafaj. /55News.al/

Login to post comments