Fitimet nga kullat tek Teatri Kombëtar rreth 1.8 miliardë euro

E mërkurë, 09 May 2018 22:07

Anëtari i Këshillit Bashkiak i Tiranë nga radhët e PD-së, Kreshnik Çollaku i ftuar në "Arena" në Ora News, thotë se nga ndërtimi i kullave prapa Teatrit Kombëtar përllogaritet në rreth 1.8 miliardë euro, duke shtuar se këto kulla jepen vetëm për 30 mln euro për ndërtimin e këtij teatri.

Çollaku: Duket se edhe në variantin rikonstruksion ose për një gjë krejt e re, bëhet fjalë për 30 mln euro. Unë besoj se Bashkia e Tiranës i ka aq para.  Harxhon 2 mln e gjysmë euro për pisha në autostradë, kursehen edhe kaq mln euro. Aty bëhet fjalë për një biznes shumë të madh. Llogariten 7 kulla dhe me sipërfaqen e ndërtimit, përllogaritet një fitim 1 mld e 800 mln euro nga ai biznes.

Hila: Mos është pak i ekzagjeruar?

Çollaku: Mbase, por mbajeni mend. Që disa biznesmenë të fitojnë kaq, më pak ose më shumë për një krim që i bëhet qytetit, për ajrin. Në rast se Tirana rrezikon të mbetet pa Teatër Kombëtar për 30 mln euro, jemi të gatshëm të mbështesim për një tarifë të përkohshme për qytetarët e Tiranës. Në rast se për 30 mln i bëni këtë krim, ne ju mbështesim për këtë tarifë.

Modifikuar më E mërkurë, 09 May 2018 22:08
Login to post comments