Partia Demokratike ka mbledhur Grupin e saj Parlamentar pak minuta se të zhvillohet seanca plenare në Kuvend. Mbledhja u zhvillua për të përcaktuar aksionet dhe qëndrimet që do të mbahen në seancë.
Kujtojmë se seanca e sotme zhvillohet vetëm një ditë pas ngjarjes skandaloze të djeshme, ku Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, shkarkoi prokurorin e çështjes “Tahiri”, duke vërtetuar se është thjesht një vegël e ndyrë në duart e narko-kryeministrit.
Edhe në mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar dy ditë më parë PD diskutoi mbi sfidat dhe aksionin opozitar në përballje me qeverinë, si mision për të ndalur rrënimin që kjo qeverisje është duke i bërë vendit nga dita në ditë.
Deputetët e Partisë Demokratike janë të vendosur për të denoncuar çdo akt kriminal dhe aferë korruptive të kësaj qeverie, afera dhe skandale të cilat çdo ditë bëhen edhe më të rënda nga narko-qeveria.
Misioni është i qartë. Kjo qeveri duhet ndalur me çdo kusht. Opozita shqiptare do të ecë krah për krah me shqiptarët, të cilët e kanë vendosur që ta marrin në duart e tyre fatin e vendit. Shqiptarët nuk mund ta tolerojnë më këtë qeveri që po i mohon të ardhmen të rinjve dhe fëmijëve të këtij vendi. /55news.al/