Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi sot një vizitë në qytetin e Gjirokastrës. Ai është pritur në sheshin "Çerçizi" nga kryetarja e Bashkisë, Zamira Rami, autoritetet vendore, deputetë dhe qindra banorë.
Presidenti Meta i ka akorduar titullin "Mjeshtër i madh" doktorit të shquar të Gjirokastrës, Vasil Laboviti. “Kam kënaqësinë, nderin e privilegjin të vlerësoj sot këtë figurë të shquar, humanist e personalitet të spikatur e të dashur për Gjirokastrën. Me një humanizëm të madh e me profesionalizëm të jashtëzakonshëm, Doktor Laboviti ngeli në memorien e bashkëqytetarëve të vet. Nderojmë sot me mirënjohje e admirim figurën e Doktor Labovitit dhe aktivitetin e tij të jashtëzakonshëm. E paharruar vepra e Vasil Labovitit në shërbim të Gjirokastrës, veçanërisht gjatë Luftës Anti-fashiste Nacional Çlirimtar", tha ndër të tjera Presidenti i Republikës, Ilir Meta.