Partia Demokratike ka ndjekur një tjetër strategji në seancën parlamentare. Pas bllokimit të foltores, Gramoz Ruçi ndërpreu seancën, ndërsa Partia Demokratike vijon fjalimet e saj, duke i transmetuar live në facebook.
Pasi opozita reagoi pas ndërprerjes së fjalës së kreut të PD-së Lulzim Basha, Gramoz Ruçi ka vendosur të mbyllë seancën e Kuvendit.
Por që nga ky moment, në Facebook e Bashës dhe të ish-kryeministrit Sali Berisha u transmetua live nga brenda sallës së parlamentit.
Më poshtë fjala e Berishës në Parlamentin e censuruar
Dua tu lexoj juve këtu një dokument të datës 05.08 2016. Në të cilën balkanëeb informon shqiptarët: Akuza për vëllain e Xhafës
Edvin Kristaq Droga përgjigjet: Saliun ia kam lënë Zotit.
Berisha i thotë: Të peshuan në kandar me 1.3 milionë Euro
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të Berishës kundër vëllait të Fatmir Xhafaj në një postiom të orës 1 të natës dhe thotë: Saliu e ka ndërmarrë fushatëtn e tij të ndyrë për të baltosur Fatmir Xhafën dhe se ai është në punë të ndershme. Dhe Agron Xhafaj ka vetëm një faj që është vëllai i Fatmir Xhafës që po drejton Reformën në Drejtësi.
Postimi i Ramës në orën 01:00
“...Saliun ia kam lënë Zotit. Por sot kam vendosur që në shenjë të përkushtimit të jashtëzakonshëm të Fatmir Xafës për të çuar para vullnetin për drejtësi, ndaj aspak rastësisht Saliu ka marrë fushatën e tij të ndyrë të radhës për të baltosur Fatmir Xhafën dhe ka ngritur histori mbi një histori të sajuar këmbë e krye”
Balkanweb vijon duke publikuar postimin tim:
"Unë jam dhe mjek. Nuk kam ndërmend ti përgjigjem fjalorit të degraduar të një sëmuri psiqik, pavarësisht se mban postin e kryeministrit. Rama shan si i sëmurë vetëm e vetëm se ëshët peshuar me 1.3 milionë euro për të fshehur siç kanë shkruajtur mediat urdhërin për të ekstraduar nga Venezuela të vëllait të Fatmir Xhafë"
Për më shumë ndiqni më poshtë videon e Sali Berishës: